Lajme

Grenell reagon për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit për rikthimin e Hashim Thaçit

I Dërguari Special Presidencial për Misione të Veçanta i Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell, i ka cilësuar si lajm pozitiv zgjedhjet e reja në Kosovë, të cilat u shpallën pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri të vendit.

Grenell reagoi përmes një postimi në rrjetin social ku e lidhi situatën politike edhe me mundësinë e rikthimit në skenë të ish-presidentit të Kosovës,”Hashim Thaçi.

“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçi! Thaçi për Kryeministër”, ka shkruar ai në X./teve1.info/

Excellent news.

God is preparing all of us for the return of @HashimThaciRKS!

Thaci for Prime Minister. 🇽🇰 https://t.co/Hwi5M3ubeQ

— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 7, 2026

Të Ngjashme