Lajme

Greqia pengesë për Shqipërinë, Rama: Çështja duhet të zgjidhet mes nesh

Kryeministri, Edi Rama foli sot gjatë konferencës për veton që Greqia i ka vendosur vendit tonë lidhur me negociatat dhe integrimin në BE.

Një ditë pas samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Rama tha se  nënvizoi se çështja me Greqinë është mes dy vendeve dhe se duhet të trajtohet në mënyrë të atillë mes Athinës dhe Tiranës.

Kryeministri Rama tha se çështjet bilaterale ndërmjet dy vendeve nuk duhet të bëhen pengesë për integrimin. Rama tha se Shqipëria duhet të veprojë si një vend europian në Ballkan dhe jo si një shtet Ballkanik në BE.

Edi Rama: Kjo është një çështje mes nesh që duhet ta trajtojmë mes nesh. Në të gjitha rastet për sa na takon si Shqipëri nuk e shohim të lidhur as me proces. Ne duhet të jemi një vend europian në Ballkan jo një shtet Ballkanik në BE. E nënvizova çështja me Greqinë është mes nesh.

Greqia ka kushtëzuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për shkak të Fredi Belerit, i cili u arrestua në Himarë një ditë para zgjedhjeve të 14 majit, nën akuzën për blerje votash.

Pavarësisht se disa vende të BE po i bëjnë presion vazhdimisht Greqisë, Athina vijon të ashpërsojë qëndrimin e saj në lidhje me kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Para disa javësh Greqia vendosi të bllokonte një letër nga 27 vendet anëtare drejtuar Komisionit të BE-së për hapjen e pesë kapitujve të parë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Edhe pse Gjermania dhe Spanja i kanë bërë presion Greqisë që mos e bllokojë rrugën e Shqipërinsëdrejt Bashkimit Europian, duket se Greqia është e vendosur për hapat e saj.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo