Gresa Pallaska ka vite që është pjesë e seriali “Çka ka shpija”.
Siç dihet, ajo e luan rolin e “Rabijes”, një gruaje sa naive aq edhe dinake, e cila pa reshtur është në kërkim të një vendi të lartë në familje dhe shoqëri.
Në një nga momentet e këtij karakteri në serialin “Çka ka shpija”, flitet për punët e grave-nënave në familje, shkruan “Kosovarja”.
Në video që tashmë ka shkuar thuajse viral, thuhet se gratë s’kanë pse punojnë shumë, e të rrinë gjithë ditën në kuzhinë, pasi kur të rriten fëmijët as që do ta mbajnë në mend të gjë.