ShowBizzz

Gresë Gashi e “BBVK” po kërkon urgjentisht veturë

Aktorja dhe ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, Gresë Gashi, e ka nisur ditën me një thirrje publike në rrjetet sociale.

No description available.

Në një postim të bërë në Instagramin e saj zyrtar, Gashi ka kërkuar urgjentisht një veturë me qira.

Ajo nuk ka dhënë shumë detaje rreth arsyes së kërkesës, por ka lënë të kuptohet se i nevojitet për një periudhë të shkurtër dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, shkruan “Kosovarja”.

Gresë Gashi, e cila pas përfundimit të spektaklit “BBVK” ka qenë mjaft aktive në projekte të ndryshme dhe bashkëpunime mediatike, duket se ka një agjendë të ngarkuar edhe këtë verë.



ks