ShowBizzz

Greta Kazazi “pa filtra” për Selinën: Nuk do jetojmë bashkë

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Greta Kazazi, ka zgjedhur të flasë hapur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të komentuar në vend, duke ndarë detaje që publiku nuk i ka parë gjatë qëndrimit të saj.

E ftuar në emisionin “Fiks Fare”, përballë Julit dhe Xhemit, Greta u ndal veçanërisht te raportet me banorët, duke veçuar marrëdhënien me Selinën si një nga më komplekset. Ajo e përshkroi këtë raport si “thikë me dy presa”, duke pranuar se jo gjithmonë ka qenë e lehtë për t’u përballuar emocionalisht.

Të lidhura

None found

“Jemi dy karaktere të ndryshme, unë më e ndjeshme dhe Selin më e ftohtë”, tha ish-banorja e BBV 5.

Në vijim të bisedës, atmosfera u lehtësua me nota humori, kur Juli e pyeti nëse do të mund të jetonin ndonjëherë bashkë në një shtëpi. Greta u përgjigj po aq me humor:

“Jo nuk do jetojmë në një shtëpi bashkë”.

Kjo solli edhe një batutë nga Juli: “Po ku jetohet me Selinën në një shtëpi!”.

Përtej kësaj, Greta komentoi edhe raportin mes Gimbos dhe Selinës, duke lënë të kuptohet se mes tyre ekziston një kimi e dukshme. Sipas saj, ndonëse kanë natyra të ndryshme – ai më i afërt dhe ajo më e rezervuar – kjo mund të jetë pikërisht ajo që i afron më shumë dhe mund të çojë në diçka më serioze në të ardhmen.

Pavarësisht sfidave dhe emocioneve të forta, Greta e mbylli me mirënjohje për eksperiencën, duke theksuar se “Big Brother VIP” mbetet një nga përvojat më të veçanta për të.

Të Ngjashme