Teksa ka qenë e ftuar në “Më lër të flas”, Grida Duma ka pranuar për herë të parë se është në një lidhje.
Moderatorja pranoi se ka një partner dhe që “përqafimi” i tij nuk i mungon, pavarësisht se në pamje shfaqet si grua e fortë dhe që emocionet i kalon në plan të dytë.
Grida Dumën prej muajsh tashmë e shohim si pjesë të “Top Channel”, në një prej progrmeve politike më të ndjekura në vend, me politikanen që braktisi PD-në dhe politikën në përgjithësi, e duket se momentalisht i është përkushtuar televizionit dhe medias.