Grida Duma ishte e ftuar mbrëmjen e të premtes në “Më lër të flas” e teksa fliste për çiftet, u ndal edhe tek Bora e Donaldi.
“Çiftet që zgjasin më bukur, janë çiftet që herë pas here shkëputen. Jo nuk e kam fjalën që ndahen, ndarja është gjë tjetër, por nuk bëjnë të njëjtën punë, sepse çiftet që janë në të njëjtin biznes vuajnë”, tha Grida.
“Sapo i ndave këta të dy”, i tha me shaka Romeo duke iu referuar Donaldit dhe Borës.
“Shiko, nuk ka diskutim që ai e ka këtë avantazh se ajo [Bora] përballon, toleron, duron, mbështet, këtë e di gjithë Shqipëria, sepse ia keni treguar me kamerat e Top Channel te Big Brother, s’kam ç’them”, u shpreh Grida, duke kujtuar kështu lidhjen e Donaldit me Beatrixën brenda Big Brother.
“Urime njerëz të çeliktë”, tha Donaldi ndërsa Romeo vazhdoi me shaka duke i thënë Gridës: “Sapo i ndave prapë!”.