Lajme

Grida Duma komenton dënimin e Salianjit: Mund të them që si bashkërrugëtar timin, e di shumë mirë se ai…

Moderatorja dhe ish-deputetja Grida Duma ka komentuar shkurt dënimin e ish-kolegut të saj deputet i PD-së, Ervin Salianji, në nisje të emisionit “Top Story”.

Duma është shprehur se Salianjin e njeh dhe e di shumë mirë se si bashkërrugëtar i saj, ai zgjodhi që identitetin e tij politik ka ndërtojë duke denoncuar, edhe atëherë kur vetë PD-ja ngurronte.

“Mund të them që si bashkërrugëtar timin e di shumë mirë se si ka zgjedhur të krijojë identitetin politik. Një zë denoncues, një identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve. Edhe atëherë kur PD kishte dyshime për të kryer këto denoncime, për shkak të forcës dhe pushtetit që sipas PD do ishte e dhunshme lufta me kundërshtarin”, u shpreh ndër të tjera Duma.

Kujtojmë se Salianji u dënua sot me një vit burg për një prej denoncimeve të bëra disa vite më parë, më konkretisht atë të njohur si “Babalja”, ku denoncoi Geron Xhafajn, vëllain e ministrit në atë kohë, Fatmir Xhafaj, me akuzat për implikim në një linjë të trafikut të drogës.