ShowBizzz

“Griffe & Chic”, emisioni më ri i modës në ABC News

“Griffe & Chic” është emisioni më ri i modës, që do trasmetohet çdo të hënë në ABC News në orën 20:00.

Griffe & Chic është një program televiziv inovativ, dinamik dhe i pasur me përmbajtje i realizuar me studentet e studentet e La Griffe Academy.

Fokusi është në botën e modës dhe stilit: përveç koleksioneve, nuk mungojnë njohuritë mbi temat e bukurisë, fashion design , luksit, artit, udhëtimeve, monografive të stilistëve më të famshëm.

Griffe & Chic është programi i parë në Evropë i realizuar nga një ekip avatarësh, ekzemplarë me tipare njerëzore, elegante, magjepsëse por virtuale, të aftë për t’u shprehur me gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe gjuhën shqipe.

Për adhuruesit e modës, ndiqni “Griffe & Chic” ne ekranin e ABC News, çdo të hënë në orën 20:00, dhe ritransmetimi ditën e premte, në po të njëjtën orë./abcnews.al

View this post on Instagram

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)