Lajme

Griset një flamur në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë të Jugut, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas një rasti të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit në jug të Mitrovicës, ku disa persona kanë grisur një flamur në Sheshi Adem Jashari.

“Është raportuar se nga persona të panjohur është grisur një flamur. Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim, ndërsa Policia apelon tek qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe respektin ndaj simboleve shtetërore.

Të Ngjashme