Lajme

Gruaja e aksidentuar në Fushë-Kosovë humb jetën pas disa ditësh trajtim në QKUK

Një grua që ishte përfshirë në një aksident trafiku më 1 nëntor në Fushë-Kosovë ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vdekja e saj është konfirmuar të martën.

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”, ku viktima kishte pësuar lëndime të rënda.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat e sakta të vdekjes.

Policia në raportin ditor thotë se hetimet për rastin po vazhdojnë. /teve1.info/