ShowBizzz

Gruaja e Martinezit rrëmbeu skenën e “Topit të Artë” me fustanin e tejdukshëm

Gruaja e futbollistit Lautaro Martinez, Augustina, ka mahnitur me fustanin e tejdukshëm në ceremoninë e “Topit të Artë” teksa fansat e quajnë yllin “LM10 më i mirë argjentinas”.

Sulmuesi i Interit dhe Argjentinës, Martinez, 26 vjeç, ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve në Paris për të parë bashkatdhetarin e tij, Lionel Messi, u cili vendosi rekord me trofeun e tetë të “Topit të Artë”.

Por sipas “te sun”, ishte bashkëshortja e Martinezit, Agustina Gandolfo, ajo që tërhoqi vëmendjen pas mbërritjes së çiftit.

TS Poll - Loading poll ...

Ajo kishte veshur një fustan të gjelbër mahnitës të tejdukshëm për këtë rast, ndërsa fansat i komentuan fotot në rrjetet sociale.

Njëri shkruante: “Për dreqin, ai është me të vërtetë LM10 argjentinase më e mirë ndonjëherë.”

Një tjetër shtoi: “Ajo është e bukur ❤️”.

Ndërsa një i tretë u përgjigj: “Fitore në fushë dhe jashtë saj”.

Dhe një i katërti thjesht tha: “Çifti i lezetshëm”.

Martinez, 26 vjeç, është i martuar me modelen argjentinase Agustina Gandolfo që prej muajit maj.

Çifti ka dy fëmijë së bashku, Nina, 2 vjeç dhe Theo i cili lindi në gusht.

Martinez ka jetuar në Itali që nga viti 2018 kur iu bashkua Interit nga skuadra argjentinase Racing Club.

Ai ka shënuar 114 gola në 251 ndeshje për gjigantët e Serie A, duke fituar titullin e kampion në vitin 2021, dy Kupa të Italisë, si dhe arritur në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Ai gjithashtu ndihmoi Mesin dhe Argjentinën të ngrinin Kupën e Botës në dhjetor 2022 në Katar.

Muajin e kaluar, Martinez u urdhërua të paguante familjen e ish-“babysitter”-it të tij për shkarkimin e saj pasi mësoi se ajo kishte një sëmundje të rëndë.