ShowBizzz

Gruaja e Mirit flet “pa doreza”: Mendohuni kur komentoni! Do gënjej nëse them se nuk jam mërzitur për marrëdhënien e tij me Selinin

Gruaja e Mirit, Rabea Shahini në një intervistë të dhënë pas mbylljes së finales së madhe në “BBVA5”, është shprehur e mërzitur për komentet e qarkulluara në rrjet në lidhje me marrëdhënien e burrit të saj me Selinin brenda “BBVA5”.

Në fjalën e saj, Rabea theksoi se do kishte gënjyer nëse do thoshte se nuk është mërzitur nga komentet, duke shtuar se pavarësisht situatave ajo ka besim të plotë te partneri i saj, Miri.

Të lidhura

None found

“Do kisha gënjyer nëse do të thoja që nuk jam prekur nga komentet. Unë kam pasur absolutisht besim te Miri. Unë jam mësuar nga politika që lexon pak dhe kalon, unë s’kam pasur dyshuar në asnjë moment te Miri. Mesazhi që kam për teleshikuesit është që të mendojnë para se të shkruajnë një gjë, se nesër mund të jeni ju që mund të ofendoheni” tha Rabea.

Në përmbyllje të intervistës së saj, Rabea theksoi se secili duhet të mendohet përpara se të komentojë në lidhje me një situatë duke shtuar se tani ka qenë ajo e shënjestruara, por në vijm mund të jetë dikush tjetër.

Reagimi i Rabea Shahinit: Vështirësia më e madhe kanë qenë komentet edhe urrejtja jashtë Big-ut, me Selin dhe Mirin nuk jam mërzitur. Do kisha gënjyer nëse do të thoja që nuk jam prekur nga komentet. Unë kam pasur absolutisht besim te Miri.

Unë jam mësuar nga politika që lexon pak dhe kalon, unë s’kam pasur dyshuar në asnjë moment te Miri. Mesazhi që kam për teleshikuesit është që të mendojnë para se të shkruajnë një gjë, se nesër mund të jeni ju që mund të ofendoheni.

Secili ka jetën e vet; para se të hapni gojën, mendohuni një herë, pastaj shkruani. Ka qenë eksperienca e jetës dhe nuk do ta harroj kurrë këtë gjë, edhe unë mendoj se do të jetë mirë në fund fare.

Të Lidhura:

  1. Bashkëshortja e Mirit i kthehet ashpër Selinit: Ti do me kap Prime-in në kurrizin e martesës sime (VIDEO)
  2. “Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të thashë ‘jo’”/ Selin përplaset me Mirin, banori: Nuk e besoja, por i detyrohesha
  3. Si e dallon që një vajzë ka pëlqim për ty? Si iu përgjigj Miri pyetjes së Selin?
  4. “Do të më lësh ‘dopjo gjashtën’ në dorë”/ Çfarë po ndodh në aleancën mes Rogertit dhe Mirit? Banorët përplasen me njëri-tjetrin

Të Ngjashme