Lajme

Gruaja e raportuar e zhdukur në Deçan gjendet pas pesë ditësh – refuzon të kthehet në shtëpi

Pas pesë ditësh që konsiderohej e zhdukur, 35-vjeçarja nga Deçani e raportuar e zhdukur është gjetur nga policia në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka deklaruar se është larguar me vullnetin e saj nga shtëpia.

Sipas informacioneve të Sinjalit, zhdukja e saj ishte raportuar më 22 mars nga një familjar, i cili kishte lajmëruar policinë se nuk kishte asnjë kontakt me të.

Pas hetimeve të kryera nga sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Deçan, dje është arritur të lokalizohet vendndodhja e saj.

TS Poll - Loading poll ...

Ajo ka pohuar se është larguar me dëshirën e saj nga shtëpia dhe nuk dëshiron të kthehet, pasi planifikon të vazhdojë jetën e saj në një vend tjetër.

Lidhur me detajet e rastit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.