Një grua ka njoftuar policinë se është kanosur nga bashkëshorti i saj në një market, edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës.
Policia ka bërë të ditur se i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Malishevë 25.10.2024, 17:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se në një market, e kishte kanosur i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/