Arlinda Zekaj, gruaja nga Peja, e cila u vra të dielën në mbrëmje, tri ditë para rastit i ka paralajmëruar institucionet për rrezikun për jetën e saj.
I dyshuari për vrasjen e saj është kunati i Arlindës, ndërsa bashkëshorti i saj është ndaluar për 48-orë për dhunë në familje.
Zekaj në letrën që kishte dërguar Prokurorisë Themelore në Pejë kishte kërkuar mbrojte.
“Kërkoj urgjentisht marrjen e masave ndaj të gjithë zyrtarëve që kanë dështuar rëndë në përmbushjen e detyrave të tyre, duke bartur përgjegjësinë të njëri-tjetri, e kështu duke lejuar që pasojat dhe rreziku për jetën time të vazhdojnë. Kërkoj ekzekutimin e menjëhershëm të urdhrit gjyqësor dhe hapjen e hetimeve ndaj të gjithë zyrtarëve të përfshirë, duke filluar nga QPS-ja”, thuhet në letër.
Pak orë para se të vritej të dielën, ajo ishte intervistuar në cilësinë e viktimës për dhunë në familje.
Policia ka njoftuar mbrëmë se pas intervsitimit, me vetdëshirë tashmë e ndjera kishte thënë se dëshiron të kthehet në shtëpinë e saj, ku më pas ishte vrarë nga kunati i cili e kishte goditur me një mjetë të fortë.
Prokuroria e Pejës mbrëmë ka thënë se kishte pranuar një parashkerësë nga e ndjera.
Kjo Prokurori ka bërë të ditur se ka marrë veprime urgjente ndaj zyrtarëve për dyshim të keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ndërsa, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport nga Prokuroria e Pejës lidhur me rastin.
Ai ka paralajëmruar masa ligjore ndaj zyrtarëve nëse konstatohet se ka pasur neglizhencë në trajim të rastin.
Të hënën Prokuroria e Pejës ka publikuar një raport ku ka treguar për veprimet e marra në rast.
Prokuroria ka thënë se pretendimet e tani më të ndjerës janë marrë me prioritet.
“Prokuroria Themelore në Pejë thekson se pretendimet e paraqitura nga tani e ndjera Arlinda Zekaj në kërkesën e saj janë trajtuar me seriozitet dhe se Kryeprokurorja ka ndërmarrë veprime për adresimin e tyre te institucionet kompetente, si dhe ka iniciuar rast për hetimin e veprimeve ose mosveprimeve të mundshme të personave zyrtarë”, thuhet nga Prokuroria.
Poashtu kjo Prokurori ka njoftuar se ndaj ish-bashkëshortit të saj, J.S më 23 tetor 2026, kishte ngritur aktakuzë për veprën penale të kanosjes në kuadër të marrëdhënies familjare.
Për këtë rast tragjik, Kuvendi i Kosovës ka thirr seancë të jashtëzakonshme, ku është paralajmëruar formimi i një komisioni hetimor.
