Lajme

Gruda: S’ mund të formohet Komisionet Parlamentare pa u definuar se kush është pozitë dhe opozitë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda në seancën e jashtëzakonshme ka thënë  se kjo seancë do të mbahet mend në historinë e Kosovës.

Ai ka thënë se të gjithë e dinë që kjo seancë është anti –kushtetuese.

Gruda në fjalimin e tij në Kuvend ka folur edhe për pikat e kësaj seance, ku ka përmendur formimin e Komisioneve Parlamentare, duke thënë se një gjë e tillë  nuk mund të ndodhë pa u definuar se kush është pozitë dhe opozitë

Asnjë Kuvend nuk mund të mbajë seancë pa zgjedhur qeverinë. Midis konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë nuk lejohet të mbahet asnjë seancë tjetër. Si mund të formohet Komisionet Parlamentare pa u definuar se kush është pozitë dhe opozitë, Qeveria në dorëheqje nuk mund të paraqes në Kuvend projektligje”, ka thënë Gruda në fjalimin e tij./teve1.info/