ShowBizzz

Grupi i njohur muzikor do të jenë pjesë e Big Brother VIP 3?

“2Farm” një prej bandave muzikore më të dëgjuara e me shumë emër para disa vitesh, ka bërë një rikthim shumë të bukur.

Ndoshta jo dhe aq të njohur për brezat e rinj, por grupi “2Farm”, nga ku filloi karriera e artistit Kastro Zizo, Renan Berati (Mr Shvejk) dhe Red Mazi, ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë për “Pardon My French” ku zbuluan shumë detaje në lidhje me projektet e reja, por jo vetëm.

Ata u pyetën nisur nga aludimet në rrjet nëse do të jenë pjesë si grup në “Big Brother VIP 3”.

E keni menduar apo diskutuar?

Kastro Zizo: Ka dy vjet që ‘vorbullohet’ unë personalisht por edhe ide e të treve ka qarkulluar, nëse Rei do të thoshte ‘Po’, unë do të isha po direkt. 

Zakonisht vera vjen me koncerte, a janë në synimet tuaja?

Po, nuk diskutohet patjetër. Në radhë të parë ne u rikthyem pak ditë më parë te SHQIP-HOP FEST me 3 remake dhe padyshim që ka një lloj sensacioni më veror, mund të kërcehen.

Ata shtuan gjithashtu që:.

Është edhe një tur prej 9 koncertesh, janë të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë nga Bashkia Shkodër deri në Bashkinë Sarandë, pikat krysore. Me të gjithë idenë fillestare ky tur është menduar të bëhet pas datës 20 Korrik. Në kohën e 5 ose 6 javëve, është një projekt që ne të paktën ia kemi çuar disa bashkive sepse kjo është një gjë që ka nevojë për mbështetje. Ne japim art dhe duhet që ky art të na kthehet në një mënyrë ose në një tjetër. Të tre ne nuk kemi, jo staturën se nuk mund të flas me arrogancë por nuk mund të dalim nëpër club-e me gjithë respektin por është zgjedhje, lloji i muzikës dhe gjenerata e atyre që janë fansa tanë nuk janë shumë njerëz të club-it.