Lajme

“Gryka zjarri të një skuadre…”, ministrja Muzhaqi nuk ‘zhgënjen’ as në Kongresin e PS-së: Nga memet u bëra e famshme

Ministrja Bora Muzhaqi do të jetë kujdestarja e platformës “Deputeti që duam”.

Në fjalën e saj në Kongresin e PS, ajo u shpreh se kjo platformë do të jetë e hapur nga sot dhe në vazhdim.

E vetëdijshme për gafat që ka bërë, ministrja tha se u bë e famshme nga memet e saj.

“Më pas mu dha një detyrë, e më tej një ndër i madh i përfshirjesh në qeverinë e Edi Ramës. U bëra e njohur fillimisht nga memet e krijuar prej emocioneve kur dilja përballë kamerave dhe kisha përballë sallën e parlamentit. Herët e para, për të qenë e sinqertë më dukeshin si gryka zjarri të një skuadre pushkatimi. Por nuk më mungoi asnjëherë mbështetja e km që më thoshte ti bëj punë, me kamerat do mësohesh natyrshëm. Dhe kështu ndodhi.

Sot më është besuar një detyrë, që e kam shumë për zemër, e kujdestares së platformës së deputetit që duam, ku edhe ne emër të kryetarit të PS, por edhe skuadrës i sigurojmë ata që duan të hedhin hapin për të kërkuar të jenë pjesë e skuadrës PS 2025 do trajtohen sipas meritës. Këtë herë platforma është më e pasur, por me vështrim nga Shqipëria 2030”, tha Bora Muzhaqi.