ShowBizzz

Gucati: Çlirimtarët janë të fortë – kur e pash bacën Jakup t’u qesh, më ka kënaq

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati e ka quajtur tmerr të botës Gjykatën Speciale.

Në emisionin “Kosova Today”, Gucati tha se ndoshta gabimi është bërë kur është votuar kjo gjykatë, megjithatë, sipas tij, shqiptarët u tradhtuan nga kjo gjykatë, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, Gucati aktualisht ndodhet në Hagë, ku po përcjell nga afër gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Ai tha se fytyrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ishin të qeshura.

“Na kanë përshëndetur, i kemi përshëndetur, ishin mirë. Moralisht janë shumë të fortë, kanë energji të mirë. Ata po na japin forcë edhe neve. Edhe bacën Jakup e pash duke qeshur sot, më ka kënaq”, tha Gucati i emocionuar.

Pos tjerash, kreu i OVL UÇK-së foli për rezolutën e dorëzuar sot në Gjykatën Speciale, e nënshkruar nga 30 deputetë zviceran.

“Sot kemi dorëzuar një rezolutë, por dua ta falënderoj një mërgimtar tonin, veprimtar të çështjes kombëtare, Sali Bislimi i cili ka punuar shumë për këtë rezolutë dhe i ka bindur 30 zviceranë që ta nënshkruajnë këtë rezolutë. Ne sot e dorëzuam këtë rezolutë në Gjykatën Speciale. Kjo rezolutë ka barazi dhe drejtësi, asgjë më shumë, por këta deputetë kanë kërkuar edhe nga qeveria zvicerane që edhe ata t’i bëjnë hapat sa më shpejtë, pra që qeveria zvicerane të merret direkt me Gjykatën Speciale”, tha Gucati.

Të Ngjashme