2
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i ka reaguar ish-nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiut, për deklaratën e djeshme pas dështimit të votimit të qeverisë.
Duke u shprehur se është trup për gjuhën e përdorur, ai tha se në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për lirinë e këtij vendi.
Postimi i plotë:
Albulena, a nuk të vjen turp ta përdorësh këtë gjuhë?
Në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për lirinë e këtij vendi. Ka komandantë të respektuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ka bij e bija familjesh të dëshmorëve. Të gjithë këta njerëz meritojnë respekt, jo fyerje të tilla të ulëta politike.
Debati politik është i lejuar, por tallja me sakrificën e njerëzve që kanë dhënë trupin dhe jetën për liri, nuk është politikë. Është mungesë karakteri.
ks


