Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka thënë se nuk do të votojnë për qeverinë Kurti.
Këto komente Guri i bëri para hyrjes në objektin e Kuvendit për seancën, e cila u thirr për formimin e qeverisë Kurti katër.
Guri: LDK-ja nuk voton për qeverinë Kurti 4
“Natyrisht se nuk do të votojmë për qeverinë Kurti”, tha ai.
Guri tha se s’ka takime mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për çështjen e presidentit.
Guri: S’ka takime Kurti-Abdixhiku për presidentin
“Nuk ka takime mes Kurtit dhe Abdixhikut. Ashtu siç e dini, prej orës 14:00 është seanca dhe është e pamundur të jenë në dy vende njëkohësisht”, theksoi Guri.
I pyetur se a do të ketë seancë tjetër për çështjen e presidentit, Guri tha se s’ka informacion për një gjë të tillë.
A do të ketë seancë për presidentin sot?
“Jo, nuk kemi informacione”, përfundoi Guri.
