Partia Guxo ka mohuar pretendimet e anëtarët e saj janë përfshirë në linçime kundër presidentes Vjosa Osmani.
Kjo është thënë në një reagim pas dorëheqjes së deputetit kësaj partie, Haxhi Avdyli nga të gjitha funksionet, i cili si shkak të dorëheqjes përmendi linçimet ndaj Osmanit.
“Për shkak të disa pretendimeve për motivet e dorëheqjes, e ndjejmë obligim të konfirmojmë se askush nga Partia Guxo nuk është përfshirë dhe nuk përfshihet as në debate të ulëta dhe as në linçime publike të askujt e aq më pak të Presidentes së Republikës. Partia Guxo angazhohet me ngulm për respektimin e rendit, ligjit dhe kushtetueshmërisë në të gjitha zhvillimet në vend duke përfshirë edhe zhvillimet e fundit”, thuhet nga Guxo.
Nga kjo parti kanë bërë të ditur se kanë pranuar dorëheqjen e Avdylit duke vlerësuar kontributin e tij.
