Lajme

Habit Curri: Çudi e madhe, pedagogët në leksione u flisnin studentëve për Big Brother

Analisti Arjan Curri ka folur në lidhje me fenomenin e Big Brother që sezonin e kaluar u bë epiqendër e çdo “tavoline”.

Ai tregoi se Big Brother kishte përfshirë kaq shumë personazhe, saqë edhe padagogët në leksione i flisnin studentëve për Big Brother-in.

“Për çudi të madhe, ne kishim…unë kisha kolegë pedagogë që merreshin shumë me Big Brother-in edhe në kafet tona mes orëve, më shumë se studentët, ishin pedagogët që diskutonin. Një gjë që ëshë fenomen ose një personazh që të fiton zemrën, se Big Brother është emocional. Pedagogët nuk i shpëtuan kësaj, disa prej nesh i diskutonin dhe në orët e mësimit sepse nuk del dot nga kjo”, tha Curri ndër të tjera në “Top Story” në Top Channel.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo