ShowBizzz

Habit detektivja: Burrat preferojnë si dashnore vajzat e famshme! Kam zbuluar raste…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë detektivja private Shkenda Lili. Ajo ka folur më shumë për tradhtinë, si tradhtojnë njerëzit sot dhe me kë, si dhe rastet që e kanë tronditur atë më shumë gjatë punës së saj…

Ronaldo: Sot dashnorja është dhe status, një burrë me lek dhe të paktën një biznes, nëse nuk ka dashnore, është kot.

Moneytizer Paragrafi 2

Shkenda: Je jashtë mode, nuk po jeton në këtë kohën e sotme nëse nuk e ke një të dashur, mundësisht të jetë e re, e bukur. Preferohen shumë dhe këto personazhet e ekranit, modelet, këngëtaret. Duhet të jetë e njohur, sepse nëse do ta prezantosh tek shoku… Preferohen të famshmet, sepse duhet të krenohen me shoqërinë.

Ronaldo: Të ka ndodhur ndonjëherë në një rast që të ketë rezultuar që dashnorja që po hetoje, të ishte personazh VIP?

Moneytizer Paragrafi 4

Shkenda: Po, patjetër. Shumë raste.
Ronaldo: U shokove?

Shkenda: Jo. Pse duhet të shokohem?! Kjo është e ditur tashmë. Pothuajse të gjithë vajzat e reja kërkojnë burra që janë biznesmenë dhe kanë mundësi ekonomike. Pse habitesh? Kjo është mëse normale tani në Shqipëri. Nuk i shikon vajzat e reja, të bukura, që janë të veshura bukur, kanë luks, nuk punojnë asnjë ditë, ndërkohë që nuk vijnë nga familje të pasura?!/TAR



ks