3
Modelja dhe ish-banore e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Diana Tahiri, ishte e ftuara e radhës në emisionin Shok Podcast, ku iu përgjigj pyetjeve të shumta nga moderator Fis Juniku.
Gjatë bisedës, Diana foli për jetën e saj profesionale si modele, duke zbuluar përvojat më interesante të karrierës së saj.
Ajo tregoi se ka pasur mundësinë të marrë pjesë në Javën e Modës në Paris, ku ka takuar personalitete të njohura ndërkombëtare.
Por momenti që nxiti më shumë kuriozitet ishte kur moderatori e pyeti në mënyrë të lezetshme nëse kishte numrin e telefonit të Leonardo DiCaprios. Diana e mohoi me humor, duke sqaruar: “Nuk e njoh personalisht, na ka rënë të jemi në një darkë të përbashkët, por nuk e kam numrin e tij.”
Intervista e modeles ofroi një pasqyrë interesante mbi sfidat dhe sukseset e saj në industrinë e modës, si dhe momentet e veçanta që ka përjetuar gjatë karrierës ndërkombëtare. /Telegrafi
ks


