ShowBizzz

“Habit” Diola Dosti! / “Jam gruaja perfekte, duan të më rrëmbejnë…”

Nutricionistja e njohur Diola Dosti ka qenë padiskutim një personazh mjaft i komentuar në BBV, e cila rrëmbeu zemrat e publikut.

Diola ka pushtuar disa herë titujt e shtypit rozë për shkak të këshillave të saj, që shpesh herë përballen me kritika.

Mirëpo, një ndër postimet e saj të bëra së fundmi nuk ka lidhje me këshillat për shëndetin por në fakt një këshillë pë burrat.

Nutricionistja ka publikuar një fotografi në profilin e saj të Instagramit, në te cilin duket e mrekullueshme. Dhe duke qenë e vetdijëshme për këtë, ish-konkurrentja e BBV iu ka kërkuar burrave që të ndalojnë së kërkuari gruan perfekte, duke iu referuar kështu vetes.

Ju lutem, mjaft i kërkuat Babagjyshit gruan perfekte sepse tre herë u përpoq të më rrëmbente sot. Faleminderit për mirëkuptimin“, shkruan bashkangjitur postimit Diola.

View this post on Instagram

A post shared by Diola Dosti (@dioladostiofficial)

 



lokimagazine