ShowBizzz

Habit Romeo: Jam një i dashur shumë i mirë prandaj nuk lidhem dot

Romeo është shumë i rezervuar përsa i përket jetës personale. Së fundmi moderatori ka folur për herë të parë në emisionin e tij “Më Lër Të Flas” ku ka treguar një ndër arsyet që e pengojnë atë të krijojë një lidhje.

Romeo tha se arsyeja se pse ai nuk është në një lidhje është sepse e di që ai është një i dashur shumë i mirë dhe sipas tij kjo është një punë shumë e vështirë.

“E di pse nuk lidhem unë, sepse unë e di që jam një i dashur shumë i mirë. Dhe të jesh një i dashur shumë i mirë është punë shumë e vështirë. Duhet ta zgjosh në mëngjes, ti thuash ato fjalët e mira. Është punë shumë e vështirë.”, tha Romeo.

TS Poll - Loading poll ...