LifeStyle

Habit Tayna: Muzika ime qetëson dhe lopët në fermë

Pronarja e një ferme në Kaçanik shprehet se iu lëshojnë muzikë lopëve, për t’i qetësuar. Mesa duket lopët qetësohen kur dëgjojnë këngën e Taynes. Fermerja thotë se kur lopët dëgjojnë muzikë qetësohen dhe qumështin e prodhojnë më mirë. 

“Muzika tek lopët është shkaku që lopët qetësohen dhe qumështin e prodhojnë më mirë dhe më qetë”, shprehet pronarja e fermës.

Megjithatë edhe vetë Tayna ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale duke thënë se muzika e saj nuk dëgjohet vetëm në klube por edhe nëpër ferma. Siç duket këngëtares tani i janë shtuar edhe disa fansa të tjerë. 

“Sekreti është te frekuencat. Muzika jem rekomandohet jo vetëm në klub, në vetura, në SPA, por edhe nëpër ferma”, shkruan Tayna. 

Image




Të Ngjashme