Hailey Bieber është e shqetësuar për shëndetin mendor të bashkëshortit të saj Justin Bieber.
Ajo ka treguar dhe sjelljet e pazakonta që bën në jetën e përditshme, që sipas saj, Justin po pëson rënie dramatike nga shkallët e karrierës që kishte arritur deri tani.
“Është duke rënë. Ai është maniak, nuk fle, mezi ha, ai dërgon mesazhe në panik në mes të natës. Shpesh nuk kanë kuptim, por ai është i bindur se e di se çfarë po bën. Ai nuk e kupton se sa shumë ndihmë ka nevojë dhe të gjithë rreth tij janë shumë të shqetësuar.” tha ajo.
Gjithashtu Hailey i ka bërë thirrje njerëzve të afërm që ta ndihmojnë bashkëshortin e saj, në këto ditë të vështira. Ajo shprehu se nuk do të dëshironte të shikonte, që Justin Beiber ta mbyllë karrierën me turp në moshë shumë të re. Syri.net-Protothema
