ShowBizzz

“Hajde puthmë”, Gimbo kërkon puthje nga Selin, Greta i shikon e hutuar

Një moment i veçantë ka ndodhur ditën e djeshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Gimbo i ka dhënë një puthje Selinit, teksa po bisedonin, dhe Selin u largua shpejt.

Më vonë, në një video të postuar në faqen zyrtare të Big Brother VIP Albania në Instagram, në oborr ndodheshin Selin, Gimbo dhe Greta. Greta duket e hutuar, pa e ditur se çfarë kishte ndodhur më parë mes dyshes.

Gimbo degjohet duke thënë: “I frikësohem slow motion-it me të kuqe”.

Greta pyet: “Çfarë ke bëre të keqe tani?”

Selin i jep duart Gimbos, ai e terheq dhe thotë: “Hajde puthmë”.

Selin qesh dhe i thotë: “O budalla.”

Më pas, dyshja shkëmbejnë një puthje në faqe, ndërsa Greta i shikon e habitur.

Greta: “Çfarë ka ndodhur tani këtu?”

Gimbo: “Gjithçka ka ndodhur, s’ka mbetur gjë pa ndodhur”.

Selin: “Si bën kjo sikur se di”.

Gimbo: “Nuk e di rastin konkret kjo”.

Selin: “Aha, se di…”

Gimbo shton: “I kam treguar shumë pak, i thashë e putha Selinin”.

Selin: “Ti s’më puthe se unë hoqa kokën”.

Momenti ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e shtëpisë, ndërsa dinamika mes Selinit dhe Gimbos duket se ka ndezur sërish emocionet brenda Big Brother VIP Albania.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të Ngjashme