Është arrestuar 21-vjeçari Alti Çala, hajdut i disa vjedhjeve në qytetet të ndryshme në vend.
21-vjeçari Alti Çala ka kryer disa vjedhje të ndryshme gjatë muajit mars. Në mars të 2024 ai ka kryer një vjedhje në banesën e një 68-vjeçareje, gjithashtu ka tentuar të vjedhë dy banesa të tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem.
Vjedhja e fundit mbeti në tentativë pasi policia e arrestoi në flagrancë 21-vjeçarin i cili ndodhej në banesën e shtetasit A.K., në Lushnjë.
Policia njofton se Alti Çala mund të këtë kryer edhe vjedhje të tjera të cilat po punohet pët t’i zbuluar.
Policia:
Gjatë muajit mars, vodhi në banesën e një të moshuareje dhe tentoi të vidhte në 3 banesa të tjera, identifikohet, kapet dhe arrestohet 21-vjeçari, banues në Kamëz.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u bënë kapja dhe vënia në pranga e shtetasit A. Ç., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Ai u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur në banesën e shtetasit A. K., në Lushnjë.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se 21-vjeçari, gjatë muajit mars 2024, ka vjedhur produkte ushqimore në banesën e një 68-vjeçareje, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 banesa të tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem, Lushnjë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo