Kuriozitete

Hajdutët e makinave kanë një objektiv të ri/ Ja cila është pjesa e lakmuar

Banda hajdutësh që merren me vjedhjen e automjeteve po shënjestrojnë gjithnjë e më shumë pjesë të vlefshme të makinave, të cilat mund të hiqen lehtësisht dhe shiten me mijëra euro në tregun e zi.

Sipas një sërë studimesh të publikuara ndër vite, vjedhjet e makinave janë rritur ndjeshëm në të gjithë Evropën. Krahas automjeteve, në shënjestër janë edhe pjesë që përmbajnë metale të çmuara, si katalizatorët dhe kabllot e karikuesve publikë për makina elektrike, të cilat janë të lehta për t’u shpërndarë në tregun e paligjshëm.

Së fundmi, në shënjestër të hajdutëve ka hyrë edhe një komponent tjetër: kamerat e pasme, veçanërisht ato që janë të integruara në logot e makinave. Kjo ‘modë’ e re vjen në një kohë kur qindra vjedhje automjetesh ndodhin çdo vit në të gjithë kontinentin.

Fenomeni është bërë aq i përhapur, saqë shumë viktima, kur kanë shkuar të zëvendësojnë kamerat në serviset zyrtare, kanë gjetur edhe të tjerë në të njëjtën situatë.

Madje disa prodhues makinash po përballen me mungesë të këtij komponenti si pjesë këmbimi, çka e bën kamerën edhe më tërheqëse për vjedhje dhe më të lehtë për t’u shitur si pjesë ‘e përdorur’.

Ajo që e bën situatën edhe më paradoksale është fakti se disa nga viktimat mund të përfundojnë duke blerë pikërisht kamerën që u është vjedhur nga makina e tyre, për shkak se në shumë servise zyrtare pjesa origjinale është tashmë e ezauruar.

Të Ngjashme