Të dielën, një grup grabitësish kanë hyrë në shtëpinë e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit italian, Matteo Salvini, në një zonë rezidenciale në veri të Romës. Autoritetet italiane po hetojnë tashmë për tentativën e vjedhjes.
Mediat italiane raportojnë se ata kanë mundur të shkojnë drejt kasafortës, por nuk e kanë hapur dot. Megjithatë, grabitësit mund të kenë marrë sende të tjera me vlerë që kanë qenë në shpi.
Kanë qenë fqinjët e zv.kryeministrit italian të cilët kanë njoftuar policinë për shkak të zhurmave që kanë dëgjuar në shtëpi. Kur efektivët e policisë kanë hyrë hajdutët ishin larguar.
/tiranapost