Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Llashticë të Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit dhe kanë vjedhur një kasafortë.
“Persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e ankuesit dhe kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën ndodheshin stoli ari me vlerë rreth 15.000 euro dhe dy armë zjarri”, thuhet në njoftim.
Sipas të njëjtit burim, lidhur me rastin nuk është arrestuar ende asnjë person.
“Nuk raportohet për të arrestuar; rasti është në hetime”, njofton Policia.
Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
