4
Mbrëmjen e djeshme disa persona kanë hyrë në një shtëpi në Mitrovicë.
Raportohet se cak ishte shtëpia e Kryeimami i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, R.L..
Ai në polici ka deklaruar se persona të panjohur, duke përdorur mjete të forta kanë thyer derën e shtëpisë dhe më pas kanë hyrë brenda.
Ku sipas tij, të njëjtit kanë vjedhur: një sef metalik me 4 mijë euro para bamirësie të dhuruara nga qytetarët; një armë me leje; 40 fishekë, një karikator dhe dokumentacionin e armës; rreth 2 mijë euro kursime të fëmijëve, të mbajtura në dhomat e gjumit.
R.L. ka deklaruar se dëmet kapin vlerën rreth 6 mijë euro.
