Lajme

Haki Abazi trondit me informacione pas zbulimit të mesazheve mes Lajçakut dhe Epstein: Udhëheqësit e Kosovës u vendosën në lajthitje

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale pas publikimit të asaj që ai i quan zbulime mbi bisedat e Miroslav Lajçakut me Jeffrey Epstein, duke ngritur dyshime serioze mbi rolin e diplomatit evropian në raport me udhëheqësit e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Abazi shprehet se Lajçaku, sipas tij, ka përdorur “metodologjinë Epstein” për t’i vendosur në lajthitje udhëheqësit e Kosovës në të kaluarën. Ai aludon se këto metoda kanë ndikuar në proceset vendimmarrëse dhe në qasjen e lidershipit kosovar gjatë periudhave të ndjeshme politike.

Abazi nuk kursen kritikat, duke e cilësuar Lajçakun si një figurë të dështuar në ndërmjetësimin e dialogut dhe duke e lidhur atë me praktika të errëta politike. “Pas Epstein Files gjithçka është e mundur”, shkruan Abazi, duke shtuar dyshime për korrupsion dhe ndikime të fshehta, pa paraqitur prova konkrete për këto pretendime.

Postim i plotë:

Goodbye Lajçak!

Mogherini e para, Lajçaku i dyti, …. Lajçaku kishte së fundi folenë në Bukë e Kryp e Zemër , me ashensor privat, prapa perdeve të padukshme në mbrëmjet e “rëndësishme”. A është korruptuar Lajçak me rezervat shtetërore? Pas Epstein Files gjithëçka është e mundur!

Lajçaku kishte përdorur metodologjinë Epstein edhe për t’i vendosur në lajthitje udhëheqësit e Kosovës dikur!

Lajçak më kishte shpallur armikun kryesor të tij për shkakun që pa rreshtur dhe në takime të niveleve me të larta Evropiane dhe Amerikane kam kërkuar sqarim dhe e kam sfiduar hapur se pse nuk e ka ndegjuar këshillën e Edward Kukan për njohjen e Pavarësisë së Kosovës sa ishte ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë.

Goodbye Lajçak, turpi i mbuloftë përkrahësit e tij nga radhët e Kosovarëve.

Të Ngjashme