Lajme

Halil Geci kritikon LDK-në: Premtime të thyera, pazare pas zgjedhjeve

Veprimtari Halil Geci kritikon ashpër LDK-në për mashtrim politik ndaj qytetarëve.

Ai thekson se gjatë fushatave partia premtonte kurrë koalicion me PDK-në, por pas zgjedhjeve gjithmonë bashkohet me të.

Geci e quan këtë hipokrizi politike, tradhti ndaj votuesve dhe shpreh shqetësim për bashkimin e opozitës me Listën Serbe dhe mbështetjen e Tiranës.

Ai paralajmëron se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jenë një votë ndëshkuese për tradhtinë dhe mashtrimet e opozitës.

Postimi i plotë:

“ÇFARË NDODHI ME LDK-NË DJATHTISTE QË PREMTONTE: “KURRË KOALICION ME PDK-NË MAJTISTE ”?

Gjatë fushatave thoshin: kurrë me PDK-në.

Pas zgjedhjeve i gjeje gjithmonë bashkë.

Premtimi u shndërrua në gënjeshtër.

Vota e qytetarit u shndërrua në pazar.

Në fushatë: sharje, akuza, për vrasje “kurrë koalicion me PDK”.

Pas zgjedhjeve: marrëveshje, pazare, pushtet i përbashkët.

Kjo nuk është rastësi.

Kjo është traditë mashtrimi politik ndaj rugovizmit dhe ndaj atyre që ua besuan votën.

Ata që dikur i quanin krerët e PDK-së kriminelë dhe hajna, sot i mbajnë afër, i mbrojnë dhe i quajnë partnerë.

Kësaj i thonë hipokrizi politike në formën më të pastër.

Djathtistët e LDK-së jo vetëm që nuk i mbajtën premtimet kur thonin se, nëse bëhej koalicion me PDK-në, nuk do të ishin pjesë e atij koalicioni, por për pushtet nuk njohin as nënën e vet.

Dallimi është i qartë.

Koha për zgjedhje është tani dhe së shpejti do shifet kush me kenë është.

Edhe në zgjedhjet lokale u tha e njëjta gjë,por në prapavi u veprua ndryshe,sot i shohim sërish bashkë.

Opozita dhe Lista Serbe, zë i bashkuar si kurrë ma parë ,të gjithë kundër ndryshimit.

“Sa më shumë që ky bllok i vjetër bashkohet për ta rrëzuar Albin Kurtin, aq më shumë populli bashkohet rreth tij për t’ia dhënë votën. Me sa duket, kësaj here kjo do të jetë një goditje fatale.”

“Qytetarët e kanë kuptuar se kush është opozita. Për 20 vjet e kanë mbajtur këtë popull me rrena dhe mashtrime ,kaq mjafton.

Ajo që po ndodh sot nuk është thjesht një fushatë.

Është një vendim historik:mes së shkuarës dhe së ardhmes,mes pazareve dhe dinjitetit,mes mashtrimit dhe ndryshimit.”

“Sa më e bashkuar të jetë opozita me Listën e Beogradit dhe me mbështetjen e Tiranës, aq më fort do të ndëshkohet me votën e qytetarëve të lodhur e të rraskapitur nga pabesitë e tyre.”

Pa dyshim, ekziston një rrezik real që opozita e sotme të ndëshkohet rëndë dhe madje të fshihet nga skena politike përmes votës.

Populli nuk i harron dëmet që ia ka shkaktuar opozita këtij vendi përmes marrëveshjeve të këqija. Prandaj, ndëshkimi do të jetë i rëndë dhe i merituar. Vetëm 15 ditë pritni ,dhe gjithçka do të dëshmohet përmes votës së qytetarëve.

Zëri i qytetarëve këtë herë nuk do të jetë vetëm fjalë. Zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jenë një votë ndëshkuese.

Votë për ndryshim.

Votë për dinjitet.