Lajme

Haliti kundër një koalicioni me VV-në: Do dilnim me tkurrur se disa parti të vogla

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka shprehur qëndrim të hapur se PDK-ja nuk duhet të hyjë në koalicion me VV-në, pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale të 9 shkurtit.

Haliti tha se në qoftë se do të ndodhte koalicioni, PDK-ja pas daljen nga ai do të jetë e “rrudhur dhe e tkurrur” më shumë se partitë e vogla që s’janë ekzistence.

“Në qoftë se fiton VV-ja, unë nuk jam ai që ia ndalojë dikujt. Qëndrimi im personal është që nuk duhet të hymë në koalicion me VV-në. Sepse, po hyri PDK-ja në koalicion me VV-në do të del nga ai koalicion e rrudhur dhe e tkurrur më shumë se do parti të vogla që s’janë ekzistence”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ndërkohë tha se pas zgjedhjeve do të duhej të krijohej qeveria e unitetit kombëtar, në të cilën pjesëmarrëse do të ishin të gjitha partitë, duke përfshirë edhe pakicat.

“Vetëvendosje për gabimet dhe veprimet, të cilat ata kanë thënë ‘votojmë për shtet’ dhe unë po them antishtet dhe antidemokraci dhe kundër ndërtimit të shtetit ligjor duhet me shku në opozitë. Qeveria e së ardhmes të përbëhet në variantin që e parasheh Kushtetuta, por personalisht mendoj që mas zgjedhjeve do të duhej me bë qeverinë e unitetit kombëtar, në të cilën duhen të jenë të gjitha partitë edhe pakicat”, deklaroi Haliti./teve1.info/