1
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reguar pasi katërshja e UÇK-së në Hagë përfundoi fjalimet e tyre të fuqishme para trupit gjykues.
Hamza tha se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi folën për të vërtetën e Kosovës, të cilën s’mund ta tjetërsojë askush.
“Emocione të veçanta, dhimbje për peshën historike, por mbi të gjitha krenari për guximin dhe dinjitetin e tyre.
Nga presidenti Thaçi, kryetari Veseli, baci Jakup e Rexha, sot e dëgjuam zërin e popullit tonë që luftoi për mbijetesë dhe liri.
Ata folën për sakrificën, dhimbjen dhe të vërtetën tonë.
Këtë të vërtetë askush nuk do të mund ta relativizojë. Askush nuk do të mund ta zbehë. Askush nuk do të mund ta tjetërsojë. Sepse, askush nuk ka mandat ta njollosë sakrificën e popullit tonë.

