Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ish-kongresisti amerikan Eliot Engel që vdiq sot, ka qenë zëri i drejtësisë për popullin e Kosovës në SHBA.
Hamza ka thënë se miqësia dhe kontributi i Engel, nuk do të harrohen kurrë.
Postimi:
Sonte u nda nga jeta një mik i veçantë i Kosovës, Eliot Engel, i cili qëndroi pranë nesh në kohën kur po shkruhej historia.
Ai ishte zëri i drejtësisë për ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miqësia dhe kontributi i tij nuk do të harrohen kurrë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij!
Prehu në paqe, mik i madh!
