Kryetari PDK-së Bedri Hamza ka thënë se i takon partisë që qeverisë që të sigurojë votat për presidentin.
Ai ka thënë se nuk ka vendosur asnjëherë vija të kuqe dhe ka marrë pjesë në takime konsultative me Kurtin.
Hamza ka thënë se PDK ka propozuar që kjo parti të propozojë kandidat për president.
“Sot në takimin që pata me Kurtin, ofruam mundësin e fundit dhe ofruam që të zgjidhet një kandidat nga PDK”, tha ai në një konferencë për media, raporton teve1.info.
Ai ka thënë se nga sot nuk do të bëhet pjesë e tentimeve në këtë proces dhe mbetet të shihet vendimi i LVV-së.
