Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetë të kësaj partie dhe ish-kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, i janë bashkuar protestës gjithëpopullore në Prishtinë.
Protesta, e organizuar me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”, pritet të nisë në orën 12:00.
Ajo po zhvillohet dy ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
