Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar sonte një takim me qytetarë dhe struktura të partisë në Prishtinë, ku tha se mbështetja dhe energjia që po merr PDK në gjithë Kosovën po e forcon bindjen se vendi ka nevojë për ndryshim.
Hamza tha se më 7 qershor do të ndodhë ndryshimi dhe do t’i japi fund krizës.
Ai tha se gjatë takimeve me qytetarët po bëhet gjithnjë e më e qartë pakënaqësia me gjendjen ekonomike dhe sociale në vend.
“Në mesin e shumë qytetarëve, pamë nga afër diçka që nuk mund të fshihet me propagandë: lodhjen nga krizat, shqetësimin për të ardhmen dhe dëshirën për ndryshim. Më 7 qershor, bashkë, do t’i themi stop krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën”, përfundoi ai./teve1.info/
