Lajme

Hamza: Nuk dua të besoj që urgjenca për buxhetin lidhet me çështjen e zgjedhjes së presidentit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për Projektligjin e buxhetit për vitin 2026, ka thënë se nuk e kupton urgjencën e opozitës që buxheti të votohet me procedurë të shpejt.

Ai ka thënë se nuk janë për vonesa dhe krijimin e krizave.

“Janë dy arsye që më shkojnë ndërmend. E para që t’i pamundësojnë deputetëve që me diskutimet e tyre të shprehin kritika dhe të japin propozime dhe alternativa. Dhe e dyta nuk dua me besua që kjo çështje lidhet me rastin e zgjedhjes së presidentit apo presidentes”, tha Hamza./teve1.info/

 

Të Ngjashme