Lajme

Hamza pas takimit me ambasadorin e Austrisë: Kosovës i duhen institucione stabile dhe zhvillim për qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve.

Hamza theksoi se Kosova ka kaluar një periudhë të gjatë të paqëndrueshmërisë politike dhe se vendi ka nevojë për institucione funksionale, stabile dhe efektive.

“Presim që certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të përfundojë në ditët e ardhshme. PDK mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, funksionimit të institucioneve dhe mbrojtjes së interesit shtetëror”, u shpreh Hamza.

Gjatë takimit, ai shprehu shqetësimin për zhvillimet në vend, duke vlerësuar se Kosova ka shënuar prapakthim në fusha të rëndësishme, si ekonomia, integrimi euroatlantik, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes.

Hamza theksoi se PDK mbetet e përkushtuar të kontribuojë në forcimin e institucioneve demokratike dhe në avancimin e prioriteteve strategjike të Kosovës, në interes të qytetarëve dhe të ardhmes euroatlantike të vendit.

Të Ngjashme