Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në 37-vjetorin e grevës së madhe të minatorëve të Trepçës, e ka cilësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm të qëndresës kombëtare.
Hamza ka theksuar se, duke ngritur zërin për dinjitet dhe për të drejtat e popullit, minatorët u bënë simbol i guximit dhe solidaritetit.
“Sakrifica e tyre ishte frymëzim në rrugën tonë drejt rezistencës, lirisë dhe pavarësisë,” ka shkruar ai në Facebook.
Më tej, Hamza ka shtuar se sot detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë është ruajtja, forcimi dhe zhvillimi i shtetit të Kosovë, duke garantuar drejtësi, barazi dhe mundësi për çdo qytetar, pa dallim.
“Mirënjohje e përhershme për minatorët tanë”, ka përfunduar Hamza.
