Lajme

Hamza takon edhe presidentin Begaj për 28 Nëntor: Së bashku, me besim e shpresë ecim përpara

Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar edhe presidentin Bajram Begaj.

Hamza tha se nëntori është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare derisa ka shtuar se së bashku me besim e shpresë, ecim përpara.

“Mikpritje e ngrohtë nga presidenti Bajram Begaj, me bisedë të përzemërt për popullin dhe kombin shqiptar. Në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Luginë të Preshevës, nëntori është kudo muaji i shqiptarëve. Është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare. Së bashku, me besim e shpresë, ecim përpara!”, ka shkruar ai në Facebook.