Lajme

Hamza uron 4 Korrikun: Miqësia me SHBA-në është aleancë e përjetshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, duke e cilësuar marrëdhënien me SHBA-në si “aleancë të përjetshme”.

Ai thekson se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pjesë e identitetit shtetëror dhe dëshmi e lidhjeve të forta që bazohen në vlerat e lirisë, demokracisë dhe partneritetit.

“Miqësia me SHBA-në është pjesë e identitetit tonë shtetëror dhe dëshmi se vlerat e lirisë, demokracisë dhe partneritetit krijojnë lidhje të forta e bashkëpunim të qëndrueshëm,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka shprehur mirënjohje për SHBA-në dhe ka uruar stafin diplomatik, popullin amerikan dhe institucionet e saj me rastin e Ditës së Pavarësisë./teve1.info/

Të Ngjashme