LifeStyle

Hapa të thjeshtë që na afrojnë më shumë me lumturinë

Arritja e lumturisë mund të duket si një ëndërr e pakapshme dhe të lihet pas dore. Sigurisht, pohojnë ekspertët e Universitetit të Harvardit, të gjithë do të donin të ndiheshin më pak të ngarkuar nga problemet e tyre dhe më mirë në humor. Dhe për ta bërë këtë, ata që dëshirojnë mund të provojnë tre këshillat e thjeshta të dhëna nga ekspertët, duke theksuar se mjafton një hap në një herë, një ndërhyrje çdo javë.

Dil jashtë, ndjehu ‘i gjallë’

Kombinimi i ajrit të pastër dhe ushtrimeve janë një garanci për një humor më të mirë. Ecja, çiklizmi, vrapimi dhe aktivitete të tjera aerobike stimulojnë lirimin e hormoneve që përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe reduktojnë stresin, duke siguruar kështu një ndjenjë mirëqenieje.

Në të njëjtën kohë, tkurrja e përsëritur e muskujve gjatë ushtrimeve fizike, nga ecja te joga, rrit sekretimin e serotoninës në tru, një nga katër hormonet bazë të lumturisë. Sipas një studimi, vetëm 90 minuta aktivitet fizik në javë ishte po aq efektiv sa ilaçet kundër depresionit. Përveç kësaj, ushtrimet në kombinim me ilaçe mund të përfitojnë çrregullime të humorit rezistente ndaj trajtimeve të tjera.

Ekspertët rekomandojnë të paktën 30 minuta ushtrime me intensitet të moderuar pesë ditë në javë ose 20 minuta stërvitje energjike tri herë në javë. Për ata që e kanë të vështirë, mjafton një shëtitje e shpejtë 10 deri në 15 minuta, me përfitime të shtuara nëse shëtitja bëhet në një park ose në një vend tjetër me shumë gjelbërim.

Kënaquni me kënaqësitë e vogla, të përditshme

Sado që të shkatërrojnë gjendjen shpirtërore siç mund të jenë fatkeqësitë e vogla, nga goditja e gishtit të vogël të këmbës në këmbën e tavolinës te autobusi që nuk ndaloi, momentet e vogla dhe të lumtura mund të jenë po aq të dobishme nëse u kushtoni vëmendje.

Sipas ekspertëve, mjafton të kënaqesh me atë që bën, nga kopshtaria e deri te qëndrimi në një dritare me diell me një filxhan çaj aromatik. Dëgjoni muzikë emocionuese, qeshni me familjen ose miqtë, lexoni një libër të mirë, festoni gjërat e vogla dhe përpiquni me vetëdije të largoheni për pak nga problemet e përditshme dhe shijoni kënaqësitë e vogla.